Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Ktheu ne faqen kryesore
METODOLOGJIA E PUNËS KËRKIMORE–SHKENCORE
METODOLOGJIA E PUNËS KËRKIMORE–SHKENCORE

 

 

METODOLOGJIA E PUNËS KËRKIMORE–SHKENCORE ( PËR MASTER )


Gjeografia sot ka avansuar dukshem. Pozicioni i ri i saj lidhet ngusht me zhvillimet e mëdha të shkencës e cila ka ndryshuar tërësisht objektin dhe thelbin formues të saj. Gjeografia është orientuar në studimin e shfrytzimit të hapsires gjeografike në dobi të shoqërisë njerëzore. Zhvillimi i gjeografisë u arrit në saje të avansimit të madh të metodave shkencore të studimit. Përfshirja e shumë elementeve në gjeografi është realizuar përmes matematizimit të thell të saj. Gjeografia i ndihmon formimit të vetdijes hapsinore përmes punes në teren, kabinet, laborator.

Gjeografia ndihmon zhvillimin e:

A. Njohurive dhe mendimin për:

Lokalizimet dhe poziten e vendeve me synim të vendosjes dhe ndërlidhjes të ngjarjeve kombëtare e ndërkombëtare;

Sistemet kryesore natyrore (format relievore, klimen, rrjedhat ujore, tokën, bimë sinë) me qellim të kuptimit të ndërveprimit brënda ekosistemeve dhe në mes tyre;

Sistemet kryesore humane (socio-ekonomike) si popullsinë, veprimtaritë njerëzo re, energjinë, vendbanimet, komunikacionin, me qellim të kuptimit të nocionit të hapsires, ndikimin e kushteve natyrore mbi aktivitetin njerëzor, mënyrat jo të njajta të krijimit të mjediseve në përputhje me vlerat kulturore, sistemet sociale, ekonomi ke e politike;

Diversitetin (llojllojshmerinë) e popujve dhe të shoqërive (komuniteteve) në Tokë me qellim të çmimit të pasurisë kulturore të njerëzimit;

Strukturen dhe proceset e regjioneve dhe vendeve me qellim të përceptimit të hapsirës së veprimit, të kuptuarit e sfidave, perspektivat dhe ndërvarësinë botërore.

B. Shkathësitë dhe shprehitë për:

Përdorimin e të dhënave verbale, sasiore, simbolike, fotografive, grafikëve, tabe lave, diagrameve, hartave;

Zbatimin e metodave si vrojtimin në teren, hartografimin, anketimin,interpretimin e burimeve parësore, dytësore etj.;

Përdorimin e komunikimit, mendimit, aftësive praktike për të eksploruar (hulum tuar) objektet, dukuritë, proceset gjeografike në të gjitha nivelet nga ai lokal e deri në nivelin ndërkombëtar.

Studentet duhet të aftësohen që:

të identifikojnë problemet dhe çështjet;

të mbledhin dhe strukturojnë informatat,

të bëjnë përgjithsime,

të japin gjykime dhe të marrin vendime,

të zgjedhin probleme,

të bashkëpunojnë në grupe.

Studentët duhet të aftësohen për llogaritje, paraqitjen grafike, analizen e sintezen e objektit të studimit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KATEGORITË DHE NËNKATEGORITË NË GJEOGRAFI

KATEGORITË

NËNKATEGORITË

1. Vendi dhe hapsira

- Hapsira e banimit dhe veprimit

- Organizimi i hapsirës

- Toka dhe Gjithsia

2. Mjedisi natyror (sistemet fizike)

- Atmosfera

- Hidrosfera

- Litosfera

- Biosfera

- Njeriu dhe reziqet natyrore

3. Mjedisi human (sistemet humane)

- Njeriu dhe ekumena

- Njeriu, komunitetet, hapsira

- Njerëzitë dhe veprimtaritë

- Vendbanimet

- Transporti dhe komunikimi

4. Rajonet (regjionet)

- Tërësitë regjionale

5. Mjedisi dhe shoqëria

- Ndikimi i mjedisit natyror në zhvillimin

e shoqërisë

- Roli i shoqërisë në transformimin e

mjedisit natyror

- Bashkëveprimi shoqëri-natyrë

Gjeografia duhet kuptuar si dimension hapsinor i eksperiences humane (njerëzore). Hapsi ra identifikohet përmes kuptimeve: lokacioni, distanca, drejtimet, mostra, forma dhe rregullimi. Vendi identifikohet përmes termave dhe relacioneve në mes veçorive fizike dhe humane të mjedisit si karakteristikat topografike, klimatike,hidrografike, vegjetative, aktivitetet ekonomike, shfrytzimi i tokes, vendbanimet etj.

 

 

                                                    STANDARDET NË GJEOGRAFI

Në gjeografinë amerikane konsiderohen gjashtë kategori esenciale gjeografike:

bota në kuptimet e hapsires

vendet dhe regjionet

sistemet fizike

sistemet humane

mjedisi dhe shoqëria

shfrytzimi i gjeografisë.

Gjeografet e SHBA-ve pas një pune të gjatë dhe bashkëpunimit në nivele të ndryshme kanë arritur t’i përpilojnë 18 standarde, të cilat do të jepen në tekstin vijues:

Kategoria: BOTA NË TERMAT HAPSINORE

Standardi 1, bota në termat hapsinore. Ky standard ka të bëjë me shfrytzimin e hartave dhe mjeteve tjera reprezentuese, përvehtësimin e teknologjisë, njohjen e proceseve dhe raportimin e informatave gjeografike nga perspektiva hapsinore.

Standardi 2, si të shfrytzohen hartat mentale dhe të organizohen informatat rreth njerëzve, vendit, mjedisit në kontekstin hapsinor.

Standardi 3, si të analizohet organizimi hapsinor i njerëzve, vendeve, mjediseve në sipërfaqen e tokes.

Kategoria: VENDET DHE REGJIONET

Standardi 4, karakteristikat fizike dhe humane të vendeve (places)

Standadi 5, si i krijojnë njerëzit regjionet për t’a interpretuar kompleksitetin e tokës.

Standardi 6, si ndikon kultura dhe eksperienca tek njerëzit në përspektiven e vendit dhe regjionit.

Kategoria: SISTEMET FIZIKE

Standardi 7, proceset fizike dhe krijimi i trajtave e mostrave në sipërfaqen e tokës

Standardi 8, karakteristikat dhe shpërndarja hapsinore e ekosistemeve në sipër faqen e tokës.

Kategoria: SISTEMET HUMANE

Standardi 9, Karakteristikat, shpërndarja dhe migrimi i njerëzve në sipërfaqen e tokes.

Standardi 10, Karakteristikat, shpërndarja dhe kompleksiteti i mozaikut kulturor në tokë.

Standardi 11, Mostra dhe rrjeti i subjekteve ekonomike në sipërfaqen e tokës.

Standardi 12, Proceset, mostrat dhe funkcioni i vendbanimeve.

Standardi 13. Si ndikon forca e bashkëpunimit dhe konfliktit në mes njerzëzve në ndarjen dhe kontrollin e sipërfaqes së tokes.

Kategoria: MJEDISI DHE SHOQËRIA

Standardi 14, Si e modifikon aktiviteti i njerëzve mjedisin fizik.

Standardi 15, si e tangon sistemi fizik sistemin human.

Kategoria: SHFRYTZIMI I GJEOGRAFISË

Standardi 16, ndryshimi i mjedisit përmes shfrytzimit, shpërndarjes dhe rëndësisë së resurseve.

Standardi 17, si të përdoret gjeografia për t’a kuptuar të kaluaren.

Standardi 18, si të përdoret gjeografia për t’a shpjeguar të tanishmen dhe të ardhmen.

Numri i kategorive dhe standardeve në gjeografinë amerikane ndryshon prej një shteti në tjetrin, pastaj në mes të distrikteve dhe shkollave, psh. në shtetin e Pensilvanisë nga ana e Departamentit për Edukim numri i kategorive është reduktuar në katër, ndërsa i standardeve në 11. Më posht do të japim strukturen e kategorive dhe standardeve në shtetin e Pensilvanisë.

 

 

STANDARDET AKADEMIKE TË GJEOGRAFISË NË PENSILVANI

Kategoria: NJOHURITË BAZË GJEOGRAFIKE

Mjetet gjeografike

Lokacioni i vendit dhe regjionit                      

 

Kategoria: KARAKTERISTIKAT FIZIKE TË VENDIT DHE REGJIONIT

Sistemet fizike dhe veçoritë e tyre

Proceset fizike

Kategoria: KARAKTERISTIKAT HUMANE TË VENDIT DHE REGJIONIT

Popullsia

Kultura

Vendbanimet

Aktivitetet ekonomike

Aktiviteti politik

Kategoria: INTERAKCIONI NË MES NJERËZVE DHE VENDEVE

Ndikimi i sistemit fizik në njerzë

Ndikimi i njerëzve në sistemet fizike

Pesë temat fundamentale në gjeografi janë këto:

Lokacioni

Pozita absolute dhe relative e vendit në sipërfaqen e tokës.

Vendi

Definimi dhe diferencimi i karakteristikave fizike e humane të vendeve.

Interakcioni njerëzit-mjedisi

Si modifikohet mjedisi dhe adaptohen njerëzit në kushtet natyrore.

Levizjet

Si levizin njerëzit, idetë dhe mallrat në mes vendeve të ndryshme.

Regjionet

Si përcaktohen njësitë hapsinore në bazë të veçorive fizike e humane.

Për njohjen e çdo kategorie dhe të standardit duhet kaluar nepër katër shkallë të njohurive sipas nivelit arsimor, psh. te kategoria e parë niveli parë (A)duhet bërë identifikimi, te niveli i dytë (B) përshkrimi, te niveli i tretë (C) shpjegimi dhe te niveli i katertë (D) analiza. Te kategoria e parë dhe standardi i parë kalohet nepër katër shkallë:

Identifikimi i mjeteve gjeografike dhe shfrytzimi i tyre;

Përshkrimi i mjeteve gjeografike dhe shfrytzimi i tyre;

Shpjegimi i mjeteve gjeografike dhe shfrytzimi i tyre;

Analiza e mjeteve, nxjerrja e të dhënave dhe përdorimi i tyre.

Për t’u aftësuar dhe krijuar koncept të qart gjeografik nevojitet të krijohet kuptimi për vendin dhe hapsiren. Për të krijuar kuptimin për këto kategori gjeografike duhet shfrytzuar hartat, shkathsitë grafike, fotografitë e mjetet tjera të nevojshme dhe të përdorën ato. Shkathsitë e hulum timit gjeografik konsiderohen: pyetjet, vështrimi, parashiqimi, hulumtimi, eksperimenti, vlersimi, matja, analiza, regjistrimi, komunikimi.

Pyetjet të cilat përdoren më shpesh në gjeografi janë: ku gjendet objekti, dukuria, procesi?, pse gjendet aty?, si është formuar?, çfarë ndikimi mund të ketë?, si duhet të organizohet territori më mirë për të mirën e njerëzve dhe të mjedisit ?etj.

Analiza e vendndodhjes ka të bëjë me pozitën gjeografike dhe shpërndarjen, vendin dhe lokacionin (të cilat kanë veçori të ndryshme fizike e humane), ndërveprimin dhe marrëdhënjet shoqëri-mjedis. Shpërndarja e resurseve natyrore e humane nuk është e barabartë. Asnjë vend i botës nuk është totalisht i pavarur. Vendet e ndryshme lidhen me sisteme komunikimi e transporti për të këmbyer resurse, mallra, njerzë e informata.

Gjeografia konsiderohet si mjet i fuqishem i edukimit për nivele të ndryshme hapsinore prej atij lokal e deri ndërkombëtar-global. Arsimi gjeografik kontribon zhvillimit të personalitetit, kuptimin e dimensionit hapsinor në nivele të ndryshme. Njeriu duhet t’a shtojë interesin dhe shqetsimin për mjedisin e afërt dhe të largët, vlersimin e natyrës dhe të shoqërisë, t’a ketë gadishmerinë për të përdor drejt e më përgjegjsi njohuritë gjeografike në jetën private, publike, profesionale, respekti min e të drejtës për të gjithë njerëzit dhe popujtë, të angazhohet për zgjedhjen e problemeve lokale e deri ato ndërkombëtare.

 

  PËRMBAJTJA DHE KONCEPTET E ARSIMIT GJEOGRAFIK

Studimet gjeografike mbështeten në studime tematike, rajonale(regjionale) dhe teorike. Studimet tematike përfshijnë disciplinat e gjeografisë fizike e humane, studimet rajonale bazohen në integritetin rajonal, nacional e ndërkombëtar, ndërsa studimet sipas problemeve kanë të bëjnë me cilsinë e mjedisit, kontrastet socialo-ekonomike e hapsinore, reziqet e katastrofat, dinamiken e popullsisë, urbanizimin, urinë, prodhimin dhe shfrytzimin e energjisë, pabarazitë racore, etnike, gjinore, fetare, krizat dhe konfliktet, strategjitë e zhvillimit etj.

Studentet duhet të edukohen që t’i diktojnë problemet, t’i analizojnë dhe gjejnë zgjedhjet për to. Përgaditja serioze e brezit të ri për të ardhmen kërkon njohuri solide gjeografike. Gjeografia është shkencë interferente, urëlidhse në mes të shkencave natyrore dhe humane. Gjeografia u mundëson studentëve hulumtime në nivele të ndryshme, për mjedisin rrethues, për njerëzit e kultu rat tjera, për mënyrat e jetëses, për trevat e panjohura, për koopërimin ekonomik, kulturor, politik. Edukimi gjeografik ndihmon krijimin e perspektivave të qarta për të ardhmën në botë, përgatitjen e qytetarve të përgjegjshëm dhe më aktiv për botën e sotme dhe të ardhme. Gjeografia është subjekt informimi dhe stimulimi për edukim të vazhdueshëm, për të vlersuar dhe kuptuar drejt botën që na rrethon.

    

PROCESI I HULUMTIMIT

Për fillimin e çdo hulumtimi më rëndësi është përcaktimi i objektit të studimit dhe veçorive të objektit. Objektet dallohen përnga veçoritë ose variablat. Pas përcaktimit të objektit të hulumtimit me rëndësi është përcaktimi i njësisë së hulumtimit. Njësia e hulumtimit është pika fillestare e çdo studimi. Nuk mund të fillohet asnjë studim poqëse nuk është përcaktuar mirë e saktë njësia e hulumtimit, pasi që për çdo njësi studimi duhet siguruar të dhënat.

Njësitë e hulumtimit në disciplinat e gjeografisë ndryshojnë prej objekteve morfologjike në gjeomorfologji, objekteve hidrografike në hidrologji, elementeve klimatike në klimatologji, tokave, bimëve ose kafshëve në pedogjeografi dhe biogjeografi, populacionit e familjeve në demogjeografi, ekonomive familjare, subjekteve, objekteve ekonomike e shërbyese në gjeografinë ekonomike, regjioneve në gjeografinë regjionale, ose kombinimi i njësive në gjeografinë agrare, industriale, turistike etj. Në analizat mikrogjeografike analizohen njësitë e objektet dhe raportet e tyre me mjedisin fizik e human, në analizat mezo e makrogjeografike analizohen të njajtat të agreguara në njësi hapsinore përmes treguesve (indikatorëve). Në analizat mezo e makrogjeogra fike është më rëndësi zgjedhja e treguesve të cilet do ti prezentojnë mirë njësitë e hulumtimit të disciplinave përkatse.

Variablat janë vlera të ndryeshueshme, të cilat mund të jenë të rastit ose jo të rastit. Madhësi të ndryshueshme janë psh. temperaturat, presioni, shpejtësia e erës, rrjedhja e ujit etj. Në të njajten kohë mund të maten më shumë madhësi tjera.

Madhësitë mund të jenë diskrete dhe kontinuele. Madhësitë diskrete janë numra të plot (0,1,2,3, 4 etj.) si psh. numri i banorëve, ndërsa madhësitë kontinuele mund të jenë vlera të plota dhe jo të plota që paraqiten në intervale si psh. temperatura, sasia e reshjeve, t’ardhurat kombëtare etj.

Madhësitë shumëdimensionale të rastit janë ato që maten përnjëhere si psh. tempera tura, shtypja, lagështia e ajrit, shpejtësia dhe drejtimi i erës, sasia e rrjedhjes së ujit, numri i bano rëve, dendësia, migrimi, struktura e veprimtarive, niveli i urbanizimit etj.

Qellimi i studimeve empirike është analiza e variacioneve, të cilat duhet kuptuar dhe sqaruar. Analiza e variacioneve në kohë dhe hapsirë kërkon jo vetem të dhëna, por edhe metoda të caktuara. Lloji i metodave që përdoren për analizen e të dhënave varët nga lënda (objek ti) e studimit, qellimi i hulumtimit, sasia dhe kualiteti i të dhënave, përbërja (struktura) e problemit, vështirësia e problemit, prania e kompjuterit, programit gjegjës, prej shkallës së informimit të hulumtuesit dhe sigurisë së tij.

Për përcjelljen e variacionit të dukurisë, variables, nevojiten të dhënat për sjelljen e saj në kohë dhe hapsirë. Ndryshimet në kohë ndihmojnë të kuptuarit e tipit të variacionit dhe ndikimin e faktorit (faktorëve) në zhvillimin e dukurisë(ve) gjatë kohës. Variacionet kohore mund të jenë të ndryshme, varësisht nga ndryshimet që ndodhin gjatë kohës dhe veprimit të faktorëve që kanë lidhje me kohën, kur ata ndikojnë më pak ose më shumë. Variacionet hapsinore janë rezulltat i dallimeve hapsinore. Çdo njësi hapsinore ka strukturë specifike të kushteve natyrore e social-ekonomike, prej nga rrjedhin edhe dallimet sipas njësive hapsinore. Njësitë hapsinore kanë madhësi të ndryshme sipërfaqsore, që mund të ndikojnë në vlerat e variacioneve, andaj shpesh here nevojitet transfomimi i vlerave absolute në ato relative (në 1 ose 100 km2), për të bërë krahasimet e nevojshme.

Statistika Deskriptive mundëson përcjelljen e variacionit të dukurive përmes një variable. Analiza univariate statistikore quhet edhe analiza njëdimensionale dhe ka të bejë me analizen e një variable dhe sjelljen e saj në kohë, hapsirë dhe në strukturë. Analiza univariate bazohet në përcjelljen e shpërndarjeve të një variable psh. ditet sipas lartësisë së temperatures, ku ditet janë objekt, ndërsa temperaturat ditore janë variabel.

Përcjellja e dy variablave bën pjesë në analizen bivariate, ose analizen dydimensionale, e cila ka të bejë me sjelljen e variablave çifte, rritet njëra kur rritet edhe tjetra, zvoglohet njëra kur rritet tjetra etj. Përcjellja bivariate ka për detyrë gjetjen e përputhshmerisë së variacioneve të dy variablave, qofshin kualitative ose kuantitative. Përcjellja e dy variablave kërkon zbatimin e analizes së korrelacionit, regresionit (ndikimit të X-it në Y), analizen e trendit etj. Raportet në mes dy variablave nuk don me thanë se duhet të jenë përfekte, ato mund të jenë më të ngushta ose më të dobëta.Varësisht prej këtyre raporteve në mes variablave rezullton edhe ndikimi ose ndërndikimi në mes variablave. Në gjuhen e statistikes shkalla e raportit mund të shprehet me koeficientin e asocijimit ose korrelacionit. Koeficienti ndihmon përcaktimin e mases së ndikimit ose ndërlidhjes në mes të variablave.

Ekzistojnë edhe analizat multivariate, të cilat kanë për detyrë të përcjellin variacionet në mes tri e më shumë variablave, në mes të cilave mendohet (sypozohet) se ka lidhshmeri. Për analizen multivariate duhet përdorur metoden e korrelacionit te shumëfisht, regresionit të shumëfisht linear e jolinear, trendin e shumëfisht linear e jolinear, analizen faktorale, analizen diskriminuese etj.

 

  HAPAT E HULUMTIMIT DHE PUNA SHKENCORE-HULUMTUESE

Procesi i hulumtimit përbëhet prej pesë hapave:

1. Hapi i parë në drejtim të hulumtimit është formulimi i pyetjeve hulumtuese;

2. Hapi i dytë është operacionalizimi i hulumtimit;

3. Hapi i tretë është mbledhja e të dhënave;

4. Hapi i katertë është analiza dhe vlersimi i të dhënave;

5. Hapi i pestë dhe i fundit është nxjerrja e përgjegjës në pyetjen hulumtuese, gjegjsisht vertetimi i hipotezës.

Puna e mëtytjeshme shkon në drejtim të aplikimit të rezulltate