Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Kthehu ne faqen kryesore
FJALOR FJALËSH E SHPREHJESH MJEDISORE 1
FJALOR FJALËSH E SHPREHJESH MJEDISORE Autor: Ismet Potera Ilustrimi në ballinë: Vehbi Ejupi Botues: Departamenti i Ambientit-Sektori i Edukimit Përgatitja komjuterike: Armend Shabani Parathënie Nevoja për një fjalor me shpjegime për fjalët dhe shprehjet nga lëmi i mjedisit ka qenë e kahershme. Lexuesi kosovar ka nevojë për fjalorë dhe për libra shkencor, sidomos të lëmive të reja. Çështjet dhe problemet mjedisore nuk janë trajtuar dhe nuk kanë pasur trajtim meritor në institucionet dhe në qarqet tjera relevante të shkencës dhe dijes. Derisa mjedisi me të gjitha problemet përcjellëse është trajtuar dhe trajtohet edhe sot në një masë si diç e dorës së dytë, ne sot e kemi këtë gjendje të mjedisit, por edhe të vetëdijes e kulturës mjedisore. Ideja për hartimin e një fjalori të këtillë erdhi nga nevoja për plotësimin e një zbrastësire ekzistuese dhe nevoja për ofrimin e një ndihme të tillë për nxënësit dhe lexuesit si dhe të interesuarit tjerë për këtë lëmi shkencore dhe të dijes. Mungesa e fjalorëve dhe librave shkencor varfëron dijen dhe nuk ndihmon përparimin shkencor. Ky fjalor plotëson vetëm një pjesë të literaturës për problemet e mjedisit. Fjalori nuk ka ndonjë dedikim për lexuespërdorues të veçantë, por do të jetë për të gjithë. Deri më tani në gjuhën shqipe ka munguar një fjalor i tillë. Një fjalor i përkthyer në Tiranë, nuk i përfshinë shumë zëra dhe shprehje mjedisore. Në gjuhët tjera janë botuar shumë fjalorë me shprehje e fjalë mjedisore. Janë botuar fjalorë edhe për probleme më të ngushta mjedisore, si p.sh. ngrohja globale, ndotje e ujit etj. Për hartimin e këtij fjalori i shfrytëzuam të gjithë ata fjalorë që patëm mundësi t’i shfrytëzojmë. Ishte përparësi shfrytëzimi i fjalorëve të ndryshëm nga interneti në gjuhën angleze. Zërat dhe shprehjet janë dhënë në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa sqarimet vetëm në gjuhë shqipe. Këtë e bëmë me qëllim që të interesuarit shprehjet dhe zërat e këtillë t’i gjejnë në anglishte dhe të zgjerojnë njohuritë lidhur me çështjet mjedisore. Një analizë shterruese i bëmë Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, ku nxorrëm të gjitha fjalët, që menduam se janë të nevojshme për hartimin dhe plotësimin e këtij fjalori. Disa zëra dhe shprehje të futura në fjalor nuk kanë lidhje të drejtpërdrejt me problemet e mjedisit, por ato kanë lidhje të tërthortë dhe shërbejnë për plotësimin e njohurive lidhur ne çështjet mjedisore. Kemi bërë përpjekje që fjalët të përdoren sa më shqip, do të thotë vetëm në rastet kur nuk kemi gjetur fjalë të përshtatshme është përdorur vetëmvarianti i huaj. Gjatë përkthimit të termave dhe shprehjeve për mjedisin nga gjuha angleze kemi pasur vështirësi, sepse për shumë terma ishte vështirë të gjenden terma adekuate në shqip. Vëtëm për shprehjen leachet në anglisht kishim problem në përkthim. Asnjë fjalor i botuar te ne nuk e sqaron këtë fjalë. Fjala është për lëngun që kullon nga mbeturinat e kalbura dhe që është një ndotës i mjedisit. Ne përdorëm fjalën llokajë, e cila më përsafërmi i përgjigjet. Në disa anë të Strugës për këtë përdoret fjala llun/a, por që nuk e gjetëm në fjalorët shqip. Meq që është botimi i parë i këtij lloji te ne, atëherë edhe vështirësit dhe pengesat, por edhe mangësitë janë të mundshme. Për këtë kisha dëshiruar që ekspertët e lëmive të ndryshme të japin mendimet e tyre dhe me rastin e ndonjë ribotimi të kemi një fjalor të mirëfilltë. Për shumë fjalë dhe shprehje kam bërë konsultime të frytshme me biologë, kimist, fizikanë, gjeograf dhe gjuhëtarë. Me këtë rast të gjithë kolegëve, vendës dhe ndërkombëtar u jam mirënjohës dhe i falënderoj. Korrik, 2002 Autori Prishtinë A Absorbim=Absorbtion: Thithje e gazeve dhe e avullit nga trupat e ngurtë dhe të lëngët. Në kuptimin mjedisor: Hapësirat e hapura dhe zonat e gjelbëra përbëjnë mikroklima, një prej funksioneve të të cilave është sigurimi i thithjes. Nëpërmjet dukurisë së absorbimit/thithjes, zonat e gjelbëra shndërrojnë dioksidin e karbonit në oksigjen, thithin pluhurin nga ajri dhe e shërbejnë si filter selektiv ndaj rrezatimit. Përthithje. Acid=Acid: Bashkim kimik, zakonisht i lëngshëm, me shije të thartë e me veti gërryese, që përmban hidrogjen dhe që me metalet jep kripëra; tharrtor. Acidifikim/acidim/oksidim=Acidifikation: Humbje e vazhdueshme e aftësisë për të asnjëanësuar prurjet acide, që shfaqet me zvogëlim të alkalinitetit dhe me rritje të përqëndrimit të joneve hidrogjen (p.sh.zvogëlimi i pH të ujërave ose të tokës si rrjedhojë e rritjes së prurjeve të anioneve acide, si psh. të jonit të sulfatit). Aciditet=Acidity: Thartirë, thartinë, thartësi. Acid aerosol=Acid aerosol: Lëng acidik ose grimca të imta të ngritura në ajër mepërqëndrim të lartë. Iritojnë mushkëritë dhe ndikon në organet e frymëmarrjes dhe astmës. Administrimi i mbetjeve=Waste management: Të gjitha masat për shmangien e mbetjeve, grumbullimin, transportimin, ruajtjen, trajtimin pa rrezik, riciklimin, rishfrytëzimin, ripërdorimin dhe asgjësimin përfundimtar e të sigurtë të të gjitha llojeve të mbetjeve, duke marrë në konsideratë aspektet mjedisore dhe ekonomike. Administrimi i burimeve natyrore=Natural resurce management: Administrimi i harmonizuar dhe i integruar i burimeve natyrore përmes masave dhe aktiviteteve të përdorimit, mbrojtjes ndryshimit dhe pakësimit të konfliktit. Administrimi i përdorimit njerëzor të burimeve natyrore mbi bazën e përdorimit të qëndrueshëm për brezat e tanishëm e të ardhshëm të jetës njerëzore, bimore dhe shtazore. Administrim i hedhurinave të ngurta=Solid waste management: Trajtim i mbikëqyrur i materialeve hedhurinë që nga burimi i krijimit (përmes proceseve të regjenerimit) deri në asgjësim. Administrim i duhur/kujdestari=Stewardship: Përdorim dhe menaxhim i mençur i mjedisit dhe burimeve të tij, në lidhje me njohjen e lidhjeve jetësore dhe përgjegjësive për mjedisin dhe brezat e ardhshëm të të gjitha formave të jetës. Administrimi i duhur nënkupton që njerëzimi të respektojë, kujdeset dhe të ruaj mjedisin për të tashmen e të ardhmen, përmes përpjekjeve dhe përgjegjësive individuale dhe kolektive. Administrim i mjedisit=Environmental management: Masa dhe kontrolle të ndryshme ndërkombëtare, shtetërore dhe lokale të cilat synojnë ruajtjen e mjedisit, përdorimin racional e të qëndrueshëm të burimeve natyrore, optimizimin e ndërlidhjeve midis shoqërisë dhe mjedisit dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve për brezat e tanishëm e të ardhshëm. Administrim i integruar i mjedisit=Integrated Environmental Management: Filozofi që mbështet një kod praktik për të siguruar që konsideratat mjedisore të integrohen në stadet e procesit të zhvillimit, me qëllim qëtë arrihet në një ekuilibër i dëshirueshëm midis konservimit dhe zhvillimit. Administrim i integruar i mbetjeve=Integrated waste management: Përdorimi i një sër praktikash për trajtimin e mbetjeve të ngurta urbane. Ai mund të përfshijë pakësimin që në burim, riciklim, djegien dhe depozitimin. Administrim i përgjithshëm i mjedisit=General administration of the environment: Çdo aktivitet i përcaktuar i cili i referohet mbështetjes së përgjithshme të vendimeve të marra në kontekstin e aktiviteteve të mbrojtjes së mjedisit, qoftë prej organizatave qeveritare dhe atyre joqeveritare. Aerobe=Aerob: Mikroorganizma që jetojnë e zhvillohen vetëm në prani të oksigjenit të lirë. Aerosol=Aerosol: Pezulli e grimcave të lëngëta a të ngurta në një mjedis të gaztë. Këtu bëjnë pjesë pluhurat mikroskopike, lëngjet, kemikalet, pluhuri i polenit, bakteret dhe viruset. Sasia e këtyre aerosoleve varet nga zhvillimi dhe dendësia e qarkullimit të automjeteve në trafik. Sidomos sasia e plumbit. Aftësi asimiluese=Assimilative capacity: Aftësia e një trupi ujor natyror për të pritur ujëra ta ndotura ose materiale toksike pa efekte të dëmshme në të dhe pa dëmtime të jetës ujore ose qenieve që konsumojnë ujë. Agrobiologjia=Agrobiology: Shkenca që merret me ligjet e përgjithshme biologjike, të cilat veprojnë në rritjen e bimëve e të kafshëve të dobishme për bujqësinë e për blegtorinë. Agrosferë=Agrosphere: Pjesë e biosferës, në të cilën njeriu organizon prodhimin e ushqimit. Agrobotanikë=Agrobotanic: Shkenca që merret me studimin e vetive morfologjike e fiziologjike të kulturave bimore. Agroekosistem=Agroecosystem: Tokë që përdoret për mbjelljet, kullota dhe bagëti; pjesë e afërt e tokës e pakultivuar, në të cilën rritën bimësi tjera dhe gjallesa; dhe ndërvarshmëria e shoqëruese, shtresat e dheut, ujërave nëntokësor dhe rrjetit të kullimit. Agrofond=Agrophound: Tërësia e masave agroteknike, që zbatohen në një tokë bujqësore dhe që përcaktojnë gjendjen e aftësitë prodhuese të saj. Agrokimi=Agrochimi: Shkenca që studion përbërjen kimike të tokave dhe shfrytëzimin e lëndëve kimike për rritjen dhe mbrojtjen e bimëve. Agromelioracion=Agromelioration: Përmirësim; kultivimi dhe përmirësimi i tokës së punës, duke e punuar dhe duke e pasuruar me plehra kimike e natyrore për ta bërë më të plleshme. Agrozooteknikë=Agrozootecnic: tërësia e njohurive shkencore dhe e rregullave, që duhen zbatuar për rritjen e bimëve bujqësore dhe të kafshëve të dobishme. Ajër/ -ajri=Air: 1. Gaz i tejdukshëm, që mbështjell Tokën dhe që përbëhet kryesisht nga azoti dhe oksigjeni; 2. hapësirë e lirë që shtrihet mbi tokë. Ajër i brendshëm=Indoor Air: Ajri që thithet brenda një strukture të banueshme. Ajrim-i/ajrosja=Aeration: Proces i cili nxit shpërbërjen biologjike të lëndës organike në ujë, nëpërmjet ajrimit. Procesi mund të jetë pasiv (kur mbetjet janë të ekspozuara ndaj ajrit) ose aktiv (kur një mjet përzierës apo notues fut ajër). Ajri i ambientit=Ambient Air: Çdo pjesë e pakufizuar e ajrit, ajri rrethues. Ajrim i ujit i ujit=Water aeration: Përpunimi me ajër i ujërave për nevoja komunale e teknike. Kryhet duke shpërndarë ujin në ajër ose duke gurgulluar ajër brenda ujit; përodret për të larguar prej ujit gazet e tretura, kripërat e hekurit si dhe në proceset biokimike (siguron furnizimin me oksigjen të baktereve aerobe gjatë pëstrimit të ujërave të shkarkuara) etj. Aklimatesë=Naturalization: f. (lat. Acclimatisatio) përshtatje klimës në një mjedis të ri, të mësuarit me një klimë; përshtatje kushteve të reja klimatike. Aktiometri=Actiometry: Degë e meteorologjisë që merret me energjinë e Diellit në atmosferë; 2. degë e astrofizikës, që merret me rrezatimin e përgjithshëm të trupave qiellor në kufirin më të lartë të atmospheres; aktiometër-vegël për matjen e këtyre rrezeve. Aksident/ndodhi/ ekologjik=Ecological incident: Ndodhje ose aktivitet i pakontrolluar, që është shkaktuar nga veprime ose veprime të pakujdesshme e materieve të rrezikshme në prodhimtari, përdorim, qarkullim, transport, deponim dhe ruajtje, të cilat sjellin kërcënim për jetën e njeriut dhe shëndetin publik, shkatërrimin apo degradimin e mjedisit, dëmtimin e mjedisit apo çrregullimin krititik të mjedisit. Aktivitet karakteristik për mbrojtjen e mjedisit=Characteristic Environmental protection Activity: Çdo aktivitet parësor ose dytësor i kryer nga njësitë e prodhimit të specializuar në mbrojtjen e mjedisit ose një aktivitet suplementar I aktiviteteve parësore e dytësore, të cilat janë të lidhura me mbrojtjen e mjedsisit. Rezultatet e aktiviteteve karakteristike të mbrojtjes së mjedisit quhen “shërbime karakteristike”. Akumulim biologjik=Bioaccumulation: Procesi me anën e të cilit substancat kimike akumulohen direkt nga organizmat ujore ose përmes konsumit të ushqimit, i cili përmban kimikate që bioakumulohen. Aldehid-kroton: Aldehid croton(?): [CH3CH=CHCHO]: Është përbërës i gazit të liruar nga makinat; në atmosferë reagon me oksidin e azotit dhe ozonin nën ndikimin e rrezeve UV. Iritues i fortë i lëkurës dhe syve dhe alergjen. (lotsjellës). Është mjaftë toksik gjatë inhalimit dhe kontaktit me lëkurën./prekjes/ Alergjen =Allergen: Substancë që shkakton reakcione alergjike tek individët e ndieshëm. Algë=Alga: Leshterik; bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër e me forma të ndryshme, që nuk ka ndarje në kërcell, gjethe e rrënjë dhe që rritet në vendet me ujë. Organizma që përmbajnë klorofil e që ndodhen si në ujin e kripur, ashtu edhe në ujin e ëmbël; nuk kanë lule ose farëra, por riprodhohen me spore njëqelizore. Ndryshojnë përsa i përket madhësisë nga qeliza të vetme deri në alge gjigante, që arrijnë mbi 3,5 metra gjatësi. Janë katër llojesh: të murrme, të kuqe, të gjelbra dhe të gjelbra në të kaltra. Alget përdoren si shtesa ushqimore, si ushqim për kafshët, si burim jodi etj. ato përmbajnë lëndë të ndryshme minerale, vitamina, proteina dhe aminoacide të pazëvendësueshme. Alget e gjelbra në të kaltra ndotin ujin dhe janë helmuese për peshqit dhe kafshët e tjera të ujit. Alkal=Alkal: Lëndë e tretshme në ujë, me veti të ngjashme me ato të sodës a të potasit, që del nga bashkimi i kripës me acid dhe që gjendet edhe në hirin e bimëve të djegura. Alkalinitet=Alkalinity: Kapaciteti i bazave që të neutralizojë acidet, duke vepruar me jone hidroksile. Për shembull gëlqerja ndihmon zvoglimin e aciditetit të ujit në liqej etj. Alumin=Aluminium: Metal, i cili është toksik për drunjë dhe për peshq. Aluvion=Alluvion: Balta, zalli, rëra etj. që sjellin lumenjtë e përrenjtë dhe e lënë gjatë rrjedhës së tyre; shqip: lyshtër, lymërishtë. Ambalazh=Coverin, package: Material i ndryshëm, që përdoret për të mbështjellë mallra që të mos dëmtohen dhe që të ruhen nga prishja. Shpesh ky ambalazh është ndotës për mjedisin nëse hedhet kudo. Ambientalizëm=Activited to change the envirnment: Pjesmarrja aktive në përpjekjet për zgjidhjen e problemeve të ndotjes së mjedisit dhe të resurseve. Ambient=Environment: 1. Tërësia e kushteve natyrore, në të cilat jeton e zhvillohet njeriu ose një qenie e gjallë; mjedis; Tërësia e të gjitha kushteve të jashtme që ndikojnë në jetën, zhvillimin dhe mbijetesën e një organizmi; 2. kushtet shoqërore, në të cilat jeton e vepron njeriu; mjedis; 3. dhomë a pjesë ndërtese ose hapësira rreth saj, që shërben për një punë a veprimtari. Ambientim=Enure, teach: Përshtatje në një mjedis, të përshtaturit në një mjedisambient. Ambientoj=Enure, teach: Mësoj, e bëj të mësohet në një mjedis, e bëj t’u përshtatet kushteve të jetës në një mjedis. Amoniak=Amonia:, Gaz pa ngjyrë, me erë të keqe e të fortë, i cili del nga bashkimi i azotit me hidrogjenin; tretësira e këtij gazi në ujë. Ekspozimi për një kohë të shkurtër ndaj amoniakut me gradacion më të ulët shkakton iritime të hundës dhe të grykës. Trajtë e thjeshtë e përbërjeve me azot që formohet kryesisht në ujërat e shkarkimeve. Në disa rrethana mund të jetë helmues për peshqit, si edhe është një burim azoti për bimët dhe algat. Anaerob=Anaerobic: Bakterie që zhvillohen në mungesë të plotë ose të pjesërishme të ajrit/oksigjenit. Analiza e ciklit të jetës=Life cycle analyses: Metodë e përdorur për të përcaktuar sasinë e ngarkesës së një produkti, procesi apo aktiviteti mbi bazën e një inventarizimi të factorëve mjedisorë, që nga nxjerrja e lendëve të para, deri në asgjësimin e tyre përfundimtar (ose ripërdorimi apo riciklimi i tyre). Ndikimet në shëndetin në punë dhe faktorët mjedisor përfshijnë lëndët e para, energjinë dhe shkarkimet në ajër dhe ujë. Anilinë=Aniline: Lëngë i helmët, i pangjyrë dhe me erë të keqe, që nxirret nga katrani dhe që përdoret për përgatitjen e bojërave, të barnave etj. Antibiotik =Antibiotic:, Lëndë kimike, që nxirret nga disa kërpudha , e cila ka vetinë të mbytë një varg mikrobesh e bakteresh ose të ndërpresë zhvillimin e tyre dhe përdoret si bar mjekues. Antropogjen=Antropogen: I prodhuar si rrjedhojë e vprimtarive njerëzore. Aplikimi në tokë=Land Application: Shkarkimi i ujërave të ndotura në tokë për trajtim ose ripërdorim. Areal=Realm: 1. Vend, anë, zonë e përhapjes natyrore të një grupi të caktuar bimësh a kafshësh. Arsenik=Arsenic: Element kimik i fortë, me ngjyrë të përhimtë e me shkëlqim metalik dhe me veti helmuese, që gjendet në natyrë në shumë minerale. Përdoret në bujqësi, mjekësi e farmaci, si pesticid. Aromë=Aroma: Erë e këndshme, erë e mirë që lëshojnë lulet e disa lëndë, amësim. Aromatik=Aromatic: Lloj hidrokarburi, si benzen ose toluen, me një structure unazore. Aromatikët shpesh i shtohen gasolinit që të rris sasinë e oktanit. Disa aromatik janë toksik. Arsimim mjedisor=Environmental schooling: (I)Shpërndarja dhe marrja e njohurive mjedisore, që janë të lidhur me problemet e mjedisit në përgjithësi. II.Në kuptimin e ngushtë është aftësimi profesional, përsosja dhe aftësimi i profesionistëve në lëmin e ekologjisë dhe shkencave të përafërta dhe disiplinave shkencore. Në kuptimin e gjërë arsimimi ekologjik është sinonim i arsimimit për mjedisin jetësor. Asbest=Asbest: Mineral i përbër prej fijesh të holla, që i qëndron shumë veprimit të nxehtësisë e të acideve, që nuk e përçon rrymën elektrike dhe që përdoret gjerësisht në industri e në ndërtim. Është ndotës i ujit e ajrit dhe kur thithet është kancerogjen. Asfalt=Asphalt: Lloj rrëshire e zezë, që ndodhet në natyrë në gjendje të ngurtë; serë. Ose përzierje bitumi me çakëll të imët, me të cilin shtrohen rrugët. Asfiksi=Asphyxia: Vështirësim ose ndalim i frymëmarrjes nga mungesa e ajrit me oksigjen. Asgjësim nëntoke=Underground disposal: Depozitim i përkohshëm apo asgjësim përfundimtar i mbetjeve të rrezikshme në tokë sipas kritereve specifike gjeologjike e teknike. Asociacioni ekologjik=Ecologykal association/union: Bashkime komplekse të cilat zhvillohen në varshmëri me lëvizjen/luhatjen e faktorëve kryesor të mjedisit dhe paraqet nënnjesinë kryesore brenda mbretërise biotike. Astmë=Asthma: Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve, të zemrës ose për shkaqe të tjera; shpirrë, gulçim. Zakonisht shkaktohet si pasojë e ndotjes së ajrit. Atdhe=Fatherland, country: Vendi ku lind e zhvillohet diçka për herë të parë, vendi prej nga buron a vjen diçka; vend i përshtatshëm për lulëzimin e diçkaje. Atmosferë=Atmosphere: 1. Masë ajri që mbështjellë Tokën dhe disa trupa tjerë qiellorë. 2. Ajri i një vendi, ajri që thithim në hapësirë. 3. njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve, e barabartë me trysninë e një kilogrami në një sipërfaqe prej një centimetri katror. Autotrofi=Autotrofic: “Vetëushqim”, aftësi e disa organizmave që të krijojnë vetë ushqimin nga materiet joorganike në mjedisin ku jetojnë duke e shfrytëzuar ndonjë burim të jashtëm të energjisë, si për shembull dritën. Avull=Vapor, steam: 1. Gaz që del nga uji kur nxehet shumë; gaz që formohet nga disa lëndë kur valojnë. 2. Mjegull e hollë, e cila formohet nga pikla uji shumë të vogla, që ngrihen nga trupa të lagësht, nga toka etj. 3. valë e nxehtë ajri të lagësht; ajër i nxehtë që vjen nga trupat me temperaturë të lartë. Avullim=Evaporation: Proces gjatë të cilit lëngjet, nën ndikimin e temperaturës së lartë, kalojnë në gaze. Disa nga këto gaze janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, bimëve etj. Avullimi që bëhet nga bimët quhet djersitje, djersë. Ndërsa avullimi nga akulli quhet sublimimsublimacion, shndërrim nga një gjendje agregate në një tjetër Avullmatës=Apparatus that measures...: Aparat për matjen e sasisë së avullit që prodhohet ose që kalon nëpër gypa. Axhenda 21=Agende 21: Është gjithçka, e cila lejon rritjen e mirëqenies pa shkatërruar mjedisin. Ajo është një Plan Aksioni i rënë dakord mes 179 vendeve në Samitin e Tokës në Rio që të njohin nevojat për ndërmarrjen e aksioneve për mbrojtjen e mjedisit. Azot=Nitrogenium: Element kimik, gaz pa ngjyrë e pa erë, që përbën pjesën më të madhe të ajrit; nitrogjen. Simboli N. Azotemi=Azotemia, uremia: Sëmundje që shkaktohet nga sasi e madhe e azotit në gjak, prani e tepërt në gjak e përbërjeve të azotit. B Baktere=Bacteria: Organizma të gjallë mikroskopike, të cilat mund të ndihmojnë në pakësimin e ndotjes, duke metabolizuar lëndën organike në ujërat e zeza, derdhjet e naftës ose ndotës të tjerë. Megjithat, bakteriet në tokë, ujë dhe ajër mund të shkaktojnë edhe probleme te njerëzit, kafshët dhe bimët. Mikroorganizma të cilat shpesh përbëhen nga një qelizë e vetme dhe mund të kenë trajtë purteke të drejtë ose të lakuar (bacile), sferike (koke) ose me strukturë të përdredhur (spirale). Nga ana kimike janë janë të përbëra kryesisht prej proteinash dhe acidesh nukleike. Bakteret patogjene janë organizma infektive që shkaktojnë sëmundje të tilla si pneumonia, tuberkulozi, sifilizi dhe tifoja. Shpeshherë bakteret ndahen në grampozitive dhe gramnegative. Në shumë raste prishja e ushqimeve shkaktohet nga kontaminimi mikrobik. Por ka edhe shumë lloje të dobishme bakteresh, p.sh. bakteret e florës normale të zorrëve, të cilat ndihmojnë në shkëmbimin e lëndëve. Bakteret shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, si në: 1. Proceset e tharmëtimit, për prodhimin e alkoolit, verës, birrës (majatë), kosit, turshive dhe të antibiotikëve (myket). 2.Fiksimin e azotit atmosferik në tokë. 3. prodhimin e proteinave nga hidrokarburet parafinike (nafta). 4. pastrimin e ujërave të zeza. 5. reaksionin me materialet mbeturina (pluhurat e qymyrgurit dhe çimentos), për të përftuar lëndë ushqyese për bimët (plehra kimike). Reaksionin me celulozën për të përftuar biopolimerë dhe produkte ushqimore të pasura me proteina. 7. Fundërrimin dhe përqëndrimin e uranit dhe të disa metaleve të tjera nga mineralet prej të cilave ato përfitohen, gjë që arrihet nga zhvillimi i baktereve në materiale organike si lignina dhe celuloza etj. Bakteret aerobe=Bactere airob?: Baktere që zhvillohen në prani të oksigjenit dhe që bëjnë mineralizimin e lëndëve organike, p.sh. bakteret nitrfikuese shndërrojnë azotin e proteinave në nitrate. Shfrytëzohen për pastrimin e ujërave të kanaleve. Por bakteret aerobe shkaktojnë edhe oksidimin e disa lëndëve organike, p.sh. bakteret acetike. Baktere anaerobe=Anaerob bactere?: Baktere që zhvillohen në mungesë të oksigjenit dhe që bëjnë shpërbërjen e lëndëve organike, p.sh. bakteret e kalbëzimit, bakteret laktike, bakteret butirike etj. Bakteriet koliforme=Coli bactere: Bakterie që zakonisht jetojnë në traktin e zorrëve sidomos koloni. Prania e bakterieve koliforme, sidomos Escherichia coli, është tregues i ndotjes së ujit nga fekaliet. Testi koliform përdoret për analizat biologjike të ujit, gjendjen e tij bakteriologjike. Baltinë= Mires/muddy ground: Fazë tranzite midis tokës dhe ujit, duke përfshirë tokat torfe të sheshta apo të ngritura. Në vartësi të nivelimit, ato përmbyten pak a shumë rregullisht. Në gjendje të papërmbytur, toka është e lagët dhe e sfungjertë. Bimësia përbëhet kryesisht prej myshqeve dhe lëndëve tjera bimore të kalbura. Barazia/drejtësia mjedisore=Environmental equity/justice: Mbrojtje e barabartë prej rreziqeve mjedisore e të gjithë individëve, grupeve ose komuniteteve, pavarësisht nga raca, kombësia ose gjendja ekonomike. Kjo i referohet zhvillimit, zbatimit të ligjeve, rregulloreve e politikave për mjedisin dhe nënkupton që asnjë populate njerëzish nuk do të detyrohet të përkrahë një ndarje jo proporcionale të ndikimeve nagative mbi mjedis. Barishte=Herbaceous plants: Çdo bimë pa kërcell a me kërcell që nuk drunjëzohet, me gjethe të blerta në trajta të ndryshme, e cila rritet vet ose mbillet si perime, bimë barishtore; gjethet ose pjesët e njoma të këtyre bimëve, që përdoren për ushqim, perime të gjelbra. Basen lumi=River basin: Zona tokësore e përftuar nga kullimi/tharja e një lumi ose degëve të tij. Bataku=Slush: Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe lëmishte të kalbura; lerë, llucë. Bekerel=Bacerel: Njësi standarde e radioaktivitetit të një substance që shpërtanësohet me shpejtësinë prej një shpërtanësimi radioaktiv në sekondë. Benzinë=Petrol: Lëng i hollë e pa ngjyrë, me erë të fortë, i avullueshëm, i cili nxirret nga nafta, ndizet shpejt dhe përdoret për motorë, në industri etj. Djegia e tij ndotë ajrin. Benzol=Benzene: Lëngë i hollë e pa ngjyrë, me një erë të lehtë, i cili nxirret nga nafta, avullon e ndizet më shpejt se benzina dhe përdoret për disa lloje motorësh, për prodhimin e lëndëve ngjyrosëse, të lëndëve shpërthyese, të disa barnave etj. Bimë=Plant: Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji, që mbin, rritet e jeton zakinisht e ngulur në një vend, që e merr ushqimin nga toka dhe nga ajri me rrënjë e me gjethe dhe që shumëzohet me fara ose me lastarë. Bimësi=Vegetations, flora: Tërësia e bimëve që rriten në një vend; bimët që rriten mbi tokë a në ujë, bota e bimëve. Bimësi skajore=Marginal vegetation: Bimësi e cila zhvillohet në kryqëzimin e dy habiteteve të ndryshme dhe përmban kombinimin e dallueshëm të specieve, p.sh. anë pylli, breg lumi etj. Bimëtore=Herbarium: Koleksion bimësh të thara për qëllime studimi, herbarium. Bioakumulim=Bioaccumulation: Bioakumulimi ka të bëjë me raportin ndërmjet përqëndrimit të një përbërjeje kimike në organizëm dhe përqëndrimit të saj në mjedis. Përbërja akumulohet sa herë që futet në organizëm dhe depozitohet më shpejt sesa transformohet në përbërje të tjera (metabolizohet) apo ekskretohet (ndahet/veçohet). Kur përbërja kalon përgjatë zinxhirit ushqimor (p.sh. nga planktoni i prekur nga ndotja te peshqit e vegjelë, në peshqit e mëdhenj e më pas te njerëzit), ai mund të bëhet gjithnjë e më i përqëndruar, duke sjellë pasoja toksike në organizmin bartës. Disa ndotës të qëndrueshëm që bioakumulohen janë metalet e rënda, si merkuri e plumbi dhe organokloruret. Kuptimi i procesit dinamik të bioakumulimit është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e njerëzve dhe organizmave të tjerë nga ekspozimi ndaj kimikateve të rrezikshme, çka është kthyer në një aspekt të rëndësishëm në rregulloren për kimikatet. Biomasë=Biomass: Masa ose sasia e përgjithshme e organizmave të gjalla në një zone ose vëllim të caktuar. Biodegradueshm =Biodegradable: Të afta për t’u dekompozuar në kushte natyrore. Shpërbërja e një lënde prej mikroorganizmave. Biodiverzitet=Biodiversity: Llojshmëria dhe llojllojshmëria midis organizmave të gjalla dhe komplekseve ekologjike në të cilat ndeshen. Shumëllojshmëria mund të përkufizphet si një numër gjërash të ndryshme me frekuencën e tyre relative, të cilat organizohen në nivele të shumta, nga ekosistemet e plota në strukturat biokimike që përbëjnë bazën molekulare të trashigimisë. Termi përmbledh ekosisteme, specie dhe gjene të ndryshme. Biopërqëndrim=Bioconcentration: Proces me anë të të cilit, një substance akumulohet nga n jë organizëm ujorë direkt nga që përmban kimikatet bioakumuluese. Biosferë=Biosphere: Pjesa e planetit të tokës dhe atmosferës së tij, e cila mbështet jetën. Biotë=Biota: Jeta bimore e shtazore e një rajoni të caktuar. Bioteknologji=Bioteknology: Teknikat të cilat përdorin organizmat e gjalla apo pjesë të tyre për të prodhuar një sërë produktesh (nga ilaçet deri te enzimat industriale) për të përmirësuar bimët dhe kafshët ose për të zhvilluar mikro-organizma për heqjen e toksicitetit nga trupat ujore për të vepruar si pesticide. Biotop=Biotop: Habitat që është i njëtrajtshëm për nga kushtet e tij kryesore të klimës, të tokës dhe biotike (të gjalla ose me prejardhje biologjike). Bjeshkë=Highland pasture: Mal i lartë i pasur me bimësi. Shfrytëzohet për kullota verore. Blacë=Bramble thicket: Vend me shkurre e driza të dendura e të pakapërcyeshme; pyll i ulët me shumë ferra e driza; Korije me therra. Blegtori=Stock farming: Degë e ekonomisë bujqësore, që merret me rritjen e mbarështimin e bagëtisë; tërësia e dijeve dhe përvoja për rritjen dhe përmirësimin e bagëtisë së imët e të trashë. Blerinë=Meadowland: Vend i mbuluar me bar e bimësi të blertë, lëndinë. Bleron=Sprout: Mbin bari i i njomë, dalin gjethet e blerta; vishet me bimësi të blertë, mbulohet me bar e me gjethe të blerta, gjelbëron. Bliri = Linden: Dru me trup të lartë e të drejtë, me gjethe si zemër e të dhëmbëzuara anës, me lule të verdha të mbledhura në tufë dhe me erë të mirë. Dru që pëlqehet shumë nga njeriu. Çaji i përgatitur nga lulet e tij është shërues. I përhapur shumë në Kosovë. Blozë=Smut: Karbon, amorf, pluhur i zi shumë i imët, produkt i djegies jo të plotë ose i shpërbërjes së lëndëve organike që përmbajnë shumë karbon. Kur bloza përftohet prej gazit natyror, ajo quhet blozë gazi, ndërsa kur prodhohet nga djegia jo e plotë e hidrokarbureve (mazut, vajra të rënda nafte, antracen etj.) quhet blozë e llambave. Bloza përdoret si mbushës në prodhimin e gomave të forta, si pigment i zi në bojërat poligrafike e të llojeve të tjera, në përgatitjen e elektrodave etj. Bokë=Rocky land: Kodër e vogël ose bregore pa bimësi e plotë gurë; shpat mali i pjerrët i zhveshur; tokë gurishtë; bokërimë, plotë gurë; tokë jopjellore. Bonifikim=Bonifico; land reclamation: Përmirësim i kushteve natyrore të tokave bujqësore, që janë në gjendje të keqe, duke hapur kanale për ujitje ose për kullim, me qëllim që të shtohet prodhimtaria e tyre; thaj një kënetë a një tokë moçalore për ta bërë të punueshme. Botanikë= Botanic: Që ka të bëjë me bimët dhe studimin e tyre; shkenca që studjon bimët. 13 13 Botinë=Wetlands: Vend i lagësht, tokë me baltë, moçalishte. Bredhi=Fir: Dru halor për herë i gjelbër, me kurorë me majë, që lëshon boçe të gjata dhe që përdoret më shumë për mobilje. Dru shumë ekologjik, pastrues ajri.. Breza amortizues/neutralizues=Buffer strips: Breza me barë ose bimësi tjetër rezistente ndaj erozionit midis ose poshtë brezave ose fushave të kultivuara. Breza të gjelbër=Greenbelts: Hapësira të ruajtura midis zonave të urbanizuara, në të cilat ndalohet ose kufizohet ndërtimi i shtëpive dhe ndërtesave të hapura. Briket=Briquette: Letra e gazetave, pakove, tallashi etj., imtësohet, laget dhe futet në kallupe. Thahet 10-12 ditë dhe pastaj shfrytëzohet për ngrohje (djegie)-si ngrohje alternative. Jep energji sikurse druri. Brom=Bromine: Element kimik, jometal, i lëngshëm, i rëndë e helmues, avujt e të cilit kanë ngjyrë të mbyllët dhe erë të fortë e të rëndë. Brucelozë =Brucellosis: Sëmundje ngjitëse e bagëtisë së imët, e gjedhit dhe e derrave, që shkaktohet nga disa baktere dhe që nëpërmjet kafshëve u ngjitet edhe njerëzve. Burim i lëvizshëm=Mobile source: Çdo pikë jo stacionare e ndotjes së ajrit, si makinat, kamionët, motorët, autobusët, avionët, lokomotivat ettj. Burimet e ndotjes së ajrit=Resources of air pollution: Ajri ndotet nga burimet natyrore dhe antropogjene. Burimet natyrore të ndotjes janë: pluhurat natyrore, zjarret, erupcionet e vullkaneve, polenet, etj. Burimet më të forta antropogjenike të ndotjes së ajrit janë prosesi i djegies së karburanteve fosile (qymyri, nafta) në komunikacion (60%), në industi (16%), termoelektrana (14%), ngrohja (5,6%) dhe djegia e mbeturinave. Në vende të ndryshme, ndryshon edhe shkalla e ndotjes së këtyre ndotësve. Burimet natyrore=Natural resources: Një veti ose element i një mjedisi natyror me vlera për t’i shërbyer nevojave të njeriut, p.sh. toka, uji, jeta bimore, jeta e egër etj. Disa burime natyrore kanë vlera ekonomike (lënda drusore), ndërsa të tjerat kanë vlerë “joekonomike” (bukuritë pejsazhike). Burime natyrore të paregjenerueshme= Nature protection area: Burime që nuk kanë aftësinë e përjetësimit e të rigjenerimit të vetëvetes, p.sh. qymyri, nafta dhe mineralet tjera. Një burim jo i gjall në rezerva të fundme, i cili nuk mund të zëvendësohet. Burim=Non-point source: Burime ndotje të përhapura, d.m.th. pa një pike origjine ose të pa futura në një rrymë marrëse. Ndotësit zakonisht transportohen prej tokës nga uji i shirave. Burime të tilla të zakonshme janë bujqësia, pyjet, minierat, zhvillimi urban, ndërtimet, digat, kanalet, asgjësimi i mbetjeve në tokë, kripëzimi i tokës dhe rrugët e qytetit. Burime pikësore të ndotjes=Point source of pollution: Një burim antropogjen i shkarkimeve, i cili nga pikëpamja praktike ndodhet në një pikë të identifikuar në hapësirë. Termi mbulon burime të tilla si impiante të trajtimit të ujërave të zeza, impiante energjie, instalime të tjera industriale dhe ndërtesa ose prona të ngjashme me një shtrirje të vogël hapësinore. Burime të përbashkëta=Shared resources: Ekosisteme dhe specie që ndahen nga dy ose më shumë shtete, përfshirë speciet që lëvizin nga një vend (juridiksion i një vendi) në tjetrin. Ekosisteme dhe specie që varen nga ose ndikohen prej ngjarjeve në një shtet tjetër, p.sh basenet e një lumi ndërkombëtar, peshqit, speciet shtegëtare. 14 14 Burim stacionar=Stationary source: Një prodhues i fiksuar ndotje në një zonë, kryesisht impiante energjie dhe të tjera të cilat përdorin proceset e djegies dhe përpunime të tjera industriale. Burim i shkarkimit=Emission source: Një burim prej të cilit, ndotësit, rrezatimi, zhurma, erërat ose dridhjet çlirohen në mjedis. Mund të jetë burim i palëvizshëm/ i përhershëm (impiant industrial, instalime tregtare, sisteme ngrohje) ose i lëvizshëm (automjetet). Burime të ripërtëritshme të energjisë= Renewable energy sources: Burime energjie të cilat nuk përdorin rezerva fosile lëndësh djegëse dhe riplotësohen vazhdimisht, p.sh energjia diellore. Në qoftë se përdoren në mënyrë konstante këto burime energjie të ofruara nga natyra, mund të përballojnë më shumë se dy herë konsumin aktual të energjisë primare dhe mund të regjenerohen përmes ndërhyrjes së njeriut. Ato janë energjia diellore dhe e erës, hidrocentralet, biogazi, centralet e ndërtuar mbi baticë-zbaticës. Butinë=Snowball: Gjini shkurresh a drurësh me gjethe rënëse ose të qëndrueshme, me lule të vogla zakonisht të bardha, që bëjnë kokrra të kuqe a të zeza me një fare brenda dhe që mbillen për zbukurim. Parqe dhe rrethoja të gjelbëra zbukuruese. Mbrojnë ngë zhurma e pluhuri. C Celulozë=celluloze: Lëndë e fortë, e patretshme, që nxirret nga përpunimi kimik i drurit dhe përdoret për prodhimin e letrës, të mëndafshit artificial, të lëndëve shpërthyese etj. Cem=Cool and clear mountain brook: Përrua malor me ujë shumë të ftohtë e të kulluar. Uji i pastër, ende i pandotur. Cikli hidrogjeologjik=Hydrogeological cycle: Procesi natyror i riciklimit të ujit nga atmosfera poshtë ose përmes tokës dhe përsëri në atmosferë. Qarkullimi i ujit në natyrë. Cilësia e jetës=Quality of life: Një koncept subjektiv që karakterizon masën e një shkalle së cilës një shoqëri e caktuar i ofron mundësi efektive për kombinimin e përbërsve fizikë, shoqërore dhe kulturore në mjedisin tërësor. Një koncept i gjërë e gjithëpërfshirës, i cili i refereohet vetive të cilësisë të të gjitha aspekteve të mjedisit dhe jetës së secilit. Ciklamin=Cyklamen: Bimë barishtore zbukuruese, me gjethe në trajtë zemre dhe me zbardhok të trashë, që nxjerr lule të mëdha me ngjyrë të bardhë e vjollcë të hapur në të kuqe. Cikli biogjeokimikal=Biogeochemical cycle: Proces natyral i reciklimit të ushqimeve në forma kimike mjedisore, me organizma dhe kthimi në mjedis. Shembull kemi karbonin, oksigjenin, azotin, fosforin dhe ciklin hidrologjik. CFC-të (klorofluorokarbonet)=CFC: Klasë e përbërjeve të klorit, fluorit dhe të karbonit që ndikon kryesisht në shkatërrimin e ozonit stratosferik, por edhe në shtimin e efektit serrë. 15 15 Ç Çeltirë=Treeless area in forest: Vend pa drurë në mes të një pylli, lëndinë në mes të pyllit, lirishtë. Çeptirë=Area with many puddles; wetlands: Pellg i vogël me ujë, që formohet në sipërfaqe të tokës; vend me pellgje uji, ligatinë. Çerdhe/ja=Bird nest: Vend që e bëjnë zogjtë dhe disa kandërra për të çelur vezët, për të rritur të vegjlit e për të ndenjur të mbrojtur; banesë që gërmojnë zakonisht në dhe disa kafshë të vogla; fole. Çlirim=Release: Çdo derdhje, rrjedhje, pompim, hedhje, shkarkim, zbrazje, depozitim i mbetjeve ose asgjësim në mjedis i një substance të rrezikshme, toksiko-kimike ose tepër të rrezikshme. Çoksidues=Deoxidize:Që shërben për t’i hequr ndryshkun diçkaje, që heq shtresën a cipën e oksidit, e cila ka mbuluar një metal; çndryshk. Çrregullim i mjedisit=Cluter of environment: Paraqet çdo aktivitet që ka shkaktuar, shkakton ose mund të shkaktojë zhvlerësimin, ndotjen, degradimin dhe dëmtimin e mjedisit, ose shkakton aksident ekologjik duke përfshirë pa kufizim shkarkimet, aktivitetet zhvillimore, transportin, industrinë dhe përdorimine ose shfrytëzimin e burimeve natyrore. D DDT(Dikloro-Difenil-Triloroetean=DDT: Lëndë kristalore pa ngjyrë ose pluhur i bardhë pa erë ose me erë të lehtë aromatike. Nuk tretet në ujë, tretet në alkool, aceton, benzen, eter, katërklorur karboni e vajguri. Përftohet nga dendësimi i kloralit ose i kloralit të ujësuar me klorbenzenin në prani të acidit sulfurik. DDT-ja është helm për mjedisin, sidomos helm i fortë për peshqit. Disa autorë mendojnë se DDT-ja është helm kancerogjen, prandaj në shumë vende të botës kanë filluar të mos e përdorin ose ta kufizojnë përdorimin e tij. Insekticid organoklorik i qëndrueshëm, që filloi të prodhohet në vitet 1940-të. Defluorim=Defluoridation: Heqja e fluorit të tepërt nga uji i pijshëm për të penguar prishjen e dhëmbëve. Degazifikimi= Degasification: Proces i largimit të gazeve të tretura në ujë. Dekontaminimi i tokës=Decontamination of soils: Proces për të pakësuar sasinë e materieve ndotëse në tokë, në vend ose në impiante të përshtatshme. Degradim i kufizuar=Limited degrdation: Një politikë mjedisore që lejon degradim të pakët të sistemeve natyrore, por nën nivelin e vendosur të standardeve të shëndetit publik. Dekompozim=Decomposition: Zbërthim, prishje. Shpërbërje a zbërthim i materieve me anë të veprimit kimik ose biologjik. Shpërbërje. Shih te Ajrimi. Deltë=Delta: Rrafsh në trajtë trekëndëshi në grykën e derdhjes së një lumi të madh, që formohet nga lymi e nga lëndët e tjera që sjell ai dhe që përshkohet nga disa degëzime të tij. Deltinë=Clay, earthenware: Dhe i butë me ngjyrë të çelët ose si në të kuqe, që, kur përzihet me ujë, krijon një lëndë veshtullore, e cila përdoret për të bërë enë a sende të tjera prej dheu; botë. 16 16 Dendësi=Density: Masë për matjen e rëndesës së një trupi të lëngët, ngurtë apo të gazët, në raport me vëllimin e tij. Dendësi e zhvillimt=Density of development: Masë për matjen e dendësisë urbane e cila përshkruan raportin ndërmjet zhvillimit të ndërtimeve me sipërfaqen e një territori të përcaktuar. Denitrifikim=Denitrification: Shpërbërje e nitrateve prej baktereve që çon në çlirimin e azotit të lirë. Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit=Departament of Environmental protection: Njësi e veçantë administrative në kuadër të qeverisë që merret me hartimin e strategjive dhe legjislacionit për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit. Deponi e hapur=Unclosed landfill: Vende ku vendosen mbeturinat e ngurta me mundësi të shpërbërjes së mbetjeve organike me mbulimin e herëpashershëm me shtresa të dheut. Sanimi i plotë i deponive të hapura nënkupton gjalbërimin e tyre dhe pastaj mund të shfrytëzohen për rekreacion ose për tokë pune. Depozitime acide/të acidit=Acid deposition: Një dukuri komplekse kimike dhe meteorologjike që ndodhë atëherë kur shkarkimet e përbërsve të squfurit, azotit dhe substancave tjera, shndërrohen në atmosferë nëpërmjet proceseve kimike e fizike, shpesh larg prej burimeve të origjinës dhe pastaj depozitohen në tokë në formë të njomë apo të thatë. Format e njoma të quajtura në gjuhë popullore “shi acidik” mund të bien si shi, borë apo mjegull. Format e thata janë gazet ose grimcat acidike. Depozitim i acidifikuar=Acidifyng Deposition: Rënia nga atmosfera e substancave të lëngëta apo të ngurta, të cilat kanë vetinë për të rritur aciditetin e mjedisit pritës. Depozitim përfundimtar ose asgjësim= Disposal: Depozitim përfundimtar ose shkatërrimi i mbetjeve toksike, radioaktive apo të tjera; Pesticide ose kimikate të tjera të tepërta apo të ndaluara; dhera të ndotura dhe konteniere materialesh të rrezikshme të përftuara nga veprimet për heqjen e lire apo gjatë derdhjeve aksidentale. Asgjësimi/depozitimi mund të realizohet përmes përdorimit të terreneve të sigurta e të aprovuara, puseve të thella, depozitimit në det ose djegies. Depozitim përfundimtar i mbetjeve=Disposal of waste: Depozitim përfundimtar i mbetjeve për të cilat nuk parashikohet përdorimi i mëtejshëm, me përjashtim të përfitimit të biogazit. Depozitim përfundimtar ose Asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme=Disposal of Hazardus Waste: Procesi I asgjësimit, depozitimit, ruajtjes në kontenieree, depozitimit nën tokë, depozitimit në det dhe çdo metodë tjetër lidhur me të. Derdhje nafte=Oil spills: Një shkarkim i rastësishëm ose i qëllimshëm i naftës e cila arrin trupat ujore. Mund të kontrollohet nga shpërbërja/përhapja kimike, djegia, pengimi mekanik dhe/ose ndajthithje. Derdhjet prej cisternave dhe tubacioneve mund të ndodhin edhe larg prej trupave ujorë duke ndotur token, duke hyrë në sisitemet e kanalizimeve dhe duke kërcnuar burimet ujore nëntokësore. Detrite=Detrius: Sedimente të pastabilizuara të përbëra nga materiale të kalbura organike jo të gjalla dhe inorganike. 17 17 Dezinfektim=Decontamination: Pastrimi, zhdukja dhe shkatërrimi me lëndë kimike e me mjete të posaçme mikroorganizmat e dëmshme (mikrobet etj) dhe bartësit e tyre (insektet etj). Dëmtimi i natyrës ose pejsazhit=Impairment of nature/landscape: Kjo ndodh sa herë që një pamje pejsazhike ose funksionimi efikas i ekuilibrit natyror ka qenë ose do të ndikohet negativisht; në veçanti ai ndikon në projekte apo programe rajonale e lokale të planifikimit. Këto dëmtime përfshijnë: